Build Skills with our trainings

Sign up now!

Gjenerallejtënant Jashari merr pjesë në Konferencën e Ushtrisë Amerikane dhe ushtrive aleate evropiane

Kor 8, 2022

Me ftesë të shefit të Shtabit të Ushtrisë së SHBA-së, Gjeneral James McConville, komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, po merr pjesë në Konferencën e Ushtrive Evropiane (Conference of European Armies) 2022 në Garmisch të Gjermanisë.

Kjo konferencë është ndër ngjarjet kryesore të Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë (U.S. Army Europe and Africa) e nivelit të lartë të gjeneralëve, me qëllim të thellimit të bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Oficerë të lartë ushtarakë, komandantë të forcave tokësore, oficerë dhe përfaqësues tjerë të forcave të vendeve aleate evropiane dhe shteteve partnere bashkë me SHBA-në, në sesionet e konferencës, po diskutojnë për sfidat e sigurisë në Evropë dhe më gjerë.

Gjatë kësaj konference, Gjeneral Jashari takoi edhe Komandantin e Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë, Gjeneral Darryl Williams, ku përveç diskutimeve tejët përmbajtësore, e falënderoi dhe shprehu mirënjohjen e lartë për mbështetjen jetike dhe të pazëvendësueshme që ofron Ushtria Amerikane për Evropë dhe Afrikë për FSK-në në të gjitha aspektet.

Konferenca është iniciativë që promovon bashkëpunimin dhe fuqizimin e marrëdhënieve në mes të Ushtrisë Amerikane dhe ushtrive të vendeve aleate dhe partnere të saj në Evropë, thuhet në komunikatën për media e Ministrisë së Mbrojtjes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM