Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani falënderon shtetin e Iowa-s, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës

Kor 8, 2022

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka takuar sot një delegacion të shtetit të Iowa-s, të përbërë nga përfaqësues institucional, kryetarë komunash, ushtarakë, përfaqësues të universiteteve, artit, kulturës, sportit, medias, dhe të rinj, të udhëhequr nga gjenerali i Gardës Kombëtare të Iowas, Timothy E. Orr.

Presidentja ka falënderuar shtetin e Iowa-s, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës. Ajo e ka vlerësuar vizitën e përfaqësuesve të shtetit të Iowas si sinjal i përkushtimit të ndërsjellë për t’i përafruar vendet tona në vazhdimësi dhe për t`i forcuar marrëdhëniet e shkëlqyeshme me aleatin e përhershëm të Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Para delegacionit amerikan, Osmani foli edhe për potencialin që ofron Kosova, duke përmendur përqindjen e madhe të të rinjve, shkollimin e tyre, sikurse edhe sukseset e sportistëve kosovarë në Lojërat Mesdhetare  në Algjeri, ku ata fituan 6 medalje olimpike.

Në takim me delegacionin nga Iowa, presidentja Osmani ka falënderuar Gjeneralin Orr për mbështetjen e vazhdueshme të Gardës Kombëtare të Iowas për Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke thënë se Kosova vazhdon të jetë e bashkërenduar me aleatët e saj për të kontribuar për paqe, siguri dhe stabilitet në rajon dhe më gjerë.

Në këtë kontekst, presidentja Osmani  potencoi ndihmën e vazhdueshme të Amerikës sikurse në ditët e errëta edhe në përpjekjet e Kosovës për pavarësi, ndaj kërkoi që kjo mbështetje të vazhdoj, duke e konsideruar këtë shtet zë të Kosovës.

Ndërkaq përfaqësues të shtetit të Iowa-s, falënderuan presidenten Osmani për mikpritjen dhe e njoftuan për bashkëpunimin e mirë me komunat kosovare, duke përmendur binjakëzimin me disa prej tyre si dhe nënshkrimin e memorandumeve të bashkëpunimit me disa universitete të Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM