Build Skills with our trainings

Sign up now!

Konjufca uron festën e Kurban Bajramit: Populli ynë ka ruajtur gjithëherë besimin e sinqertë e të vërtetë

Kor 9, 2022

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga nënkryetarja Saranda Bogujevci dhe shefi i Kabinetit, Ilir Kërçeli, sot, me rastin e festës së Kurban Bajramit, vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës.

Pas takimit me myftiun Naim Tërnava dhe drejtues të tjerë të kësaj bashkësie, kryetari Konjufca tha se Kurban Bajrami është festë shumë e rëndësishme, sepse na e kujton lindjen e ngritjen shpirtërore të njeriut, lidhjen e njeriut me krijuesin, e po ashtu edhe sakrificën e nevojshme, në mënyrë që të arrihet besimi i sinqertë e i vërtetë.

“Populli ynë ka kaluar nëpër vështirësi të shumta dhe udhëkryqe të rëndësishme, të cilat nuk kanë qenë aspak të lehta, por ka qenë në gjendje që gjithëherë ta ruajë besimin e sinqertë e besimin e vërtetë. Për këtë një falënderim i veçantë shkon për Bashkësinë Islame të Kosovës dhe myftiun Tërnava, të cilët kanë dhënë një kontribut të çmueshëm që besimi i popullit tonë të jetë vërtet një besim i shëndoshë.

Shfrytëzoj këtë rast që prej selisë së Bashkësisë Islame të Kosovës t’ua uroj festën e Kurban Bajramit të gjithë qytetarëve të Kosovës të besimit islam, me dëshirat më të mira për lumturi familjare, dhe po ashtu të uroj për paqe në botë”, theksoi kryetari Konjufca. ​

Kreu i Kuvendit po ashtu vlerësoi rolin e Bashkësisë Islame të Kosovës edhe në aktivitetin e bamirësisë, përderisa uroi besimtarët islamë për festën, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM