Build Skills with our trainings

Sign up now!

Tërnava: Feja islame thëret për paqe dhe në asnjë mënyrë në dhunë

Kor 9, 2022

Besimtarët myslimanë po festojnë sot festën e Kurban-Bajramit, festë kjo e cila simbolizon sakrificën e besimtarëve ndaj Zotit dhe humanitetin ndërmjet njëri-tjetrit.

Ceremonia kryesore e faljes se namazit të Bajramit u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, me mesazhe për paqe, solidaritet, harmoni dhe dashuri ndaj njëri-tjetrit.

Ligjëratën kushtuar festës së Kurban-Bajramit e mbajti Orhan Bismilaj, namazit të Kurbanit Bajramit i priu Burhan Hashani, ndërsa hytben e mbajti Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim ef. Ternava, në këtë hytbe potencoi rëndësinë e kryerjes së haxhit si shtyllë e Islamit dhe solidaritetin e besimtarëve me therjen e kurbanit.

“Festa e Kurban Bajramit na vjen si një rikthim i vlerave burimore që posedon feja jonë, na rikujton sakrificën, humanitetin, ndihmën ndaj njerëzve që kanë nevojë. Atëherë pse të mos ndihmojmë njëri-tjetrit edhe përmes therjes së kurbanëve dhe të gëzojmë fëmijët jetim dhe familjet që kanë nevojë që tryeza e tyre të paktën për këtë festë të jetë e begatë.

Myftiu Tërnava nga kjo hytbe përçoi mesazhet e tij për paqe në gjithë botën, duke potencuar se feja islame thëret për paqe dhe në asnjë mënyrë në dhunë.

“Islame fe hynore nuk thërret për luftë, por për paqe. Islami është kundër gjakderdhjeve, vrasjeve, dhunimeve, shkatërrimeve të infrastrukturës që njerëzit me mund e kanë ngritur për të bërë një jetë sa më të qetë dhe të lumtur. Është e padrejtë që shteteve dhe popujve të ndryshme t’u imponohet lufta e cila shkakton vrasje dhe shkatërrime”.

Festa e Kurban-Bajramit për besimtarët myslimanë vjen pas kryerjes së obligimit të haxhit, ku nga Kosova 741 besimtarë kanë kryen haxhin këtë vit. Ndërsa që nga falja e namazit të Bajramit besimtarët myslimanë therin kurban për të dëshmuar sakrificën ndaj Krijuesit dhe solidaritetin ndaj njëri-tjetrit, thuhet në faqen zyrtare të BIK-ut.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM