Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti- Krivokapic: Marrëdhënie bilaterale mes Kosovës dhe Malit të Zi, të bazuara në fqinjësi të mirë dhe vlerësim të ndërsjellë

Kor 11, 2022

Pas diskutimit në panel në “Symi Symposium” me temën “Implikimet e luftës në Ukrainë: Momentum i ri për zgjerimin e BE-së dhe anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor? Mundësitë dhe skenarët” që u mbajt sot në Athinë të Greqisë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti takoi ministrin e Punëve të jashtme të Malit të Zi, Ranko Krivokapic.

U bisedua për zhvillimet e fundit në Republikën e Malit të Zi, si dhe marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, të bazuara në fqinjësi të mirë dhe vlerësim të ndërsjellë. Në takim u vlerësua bashkëpunimi i ngushtë mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi në shumë fusha.

Po ashtu, u diskutua për ndikimin e Federatës Ruse në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe rrezikun që ky ndikim paraqet për paqen dhe stabilitetin në rajon, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM