Build Skills with our trainings

Sign up now!

ATK prezanton të arriturat për gjashtë muajt e parë të vitit 2022

Kor 12, 2022

Administrata Tatimore e Kosovës prezanton të arriturat e institucionit për gjashtë muajt e parë të vitit 2022.

Niveli i lartë i inkasimit të të hyrave, rritja e efektit në trajtimin e borxheve, orientimi në përmirësimin e përmbushjes tatimore, ishin vetëm disa nga pikat e prezantuara në konference për media, si të arritura në institucionin e Administratës Tatimore të Kosovës për gjashtë muajt e parë të këtij viti.

Në këtë konferencë ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati përgëzoj ATK-në dhe stafin për arritjet e bëra në gjashtëmujorin e këtij viti, po ashtu falënderoj edhe tatimpaguesit për kontributin që japin në zhvillimin e vendit duke paguar tatimet.

Tutje, Murati u shpreh se për të rritur edhe më shumë suksesin e ATK-së duhet të punojmë në rritjen e besimit. Ai tha se planet e ministrisë janë që të forcojnë institucionet, duke rritur kredibilitetin dhe profesionalizmin, pasi që vetëm në këtë mënyrë do të rritet edhe më shumë besimi ndaj institucioneve e këtë rast ATK-së. Veç tjerash, ministri Murati tha se është i rëndësishëm formalizmi i ekonomisë, për të cilën ATK është duke zhvilluar kampanja sensibilizuese.

Drejtori i ATK-së Ilir Murtezaj gjatë prezantimit të konferencës përmendi faktorët të cilët kanë ndikuar në rritjen e të hyrave, si ajo e fuqizimit të kontrollit të brendshëm (ngritja e përgjegjësisë dhe llogaridhënies), rritja e efikasitetit në mbledhjen e borxheve, digjitalizimi i shërbimeve ndaj tatimpaguesve 100%, shërbimet profesionale, rritja e transparencës, rritja e bashkëpunimit me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, si dhe zbatimi i rekomandimeve nga organizatat ndërkombëtare.

Murtezaj theksoj se inkasimi prej 355.5 milionë euro tatime, ka shënuar rritje në krahasim me planin për 26.5 milionë euro apo 8.1%.

Po ashtu, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kemi rritje për 66.3 milionë euro apo 22.9%.

Përmes kësaj konference u prezantuan edhe efektshmeria në trajtimin dhe inkasimin e borxheve, ku vetëm për këtë periudhë janar-qershor 2022 janë mbledhur 76.8 milionë euro borxhe. Tutje, u theksua se digjitalizimi i shërbimeve si për tatimpagues dhe qytetar, ashtu edhe me institucionet bashkëpunuese janë indikator i rëndësishëm në realizimin e synimeve të institucionit.

ATK falënderon gjithë tatimpaguesit të cilët kryerjen më kohë të obligimeve tatimore, si dhe mediat për transmetim dhe informim të drejtë, thuhet në postimin në Facebook të ATK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM