EULEX dhuron 10 automjete me gjëra ushqimore dhe jo-ushqimore ndihmë Ukrainës.
Konvoji i EULEX-it niset sot për Ukrainë, ku ky konvoj përbëhet nga 10 automjete, të cilat do t’i dhurohen Misionit Këshillues të Bashkimit Evropian në Ukrainë (EUAM).
Automjetet janë të ngarkuara me gjëra ushqimore dhe jo-ushqimore, përfshirë rroba, thasë gjumi, produkte për higjienën personale, dhe materiale mjekësore, të cilat do t’u shpërndahen qytetarëve të Ukrainës, thuhet në postimin në Facebook të EULEX-it.






