Build Skills with our trainings

Sign up now!

MSH dhe ShSKUK bëjnë furnizimin me barna, ndihmë emergjente për QKMF në Han të Elezit

Kor 12, 2022

Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, kanë bërë furnizimin me barna në QKMF-në, në Han të Elezit, në kuadër të kërkesave për ndihmë emergjente, sa i përket dyshimeve për helmim nga uji.

Ministria e Shëndetësisë, njofton opinion publik se në kuadër të emergjencave në QKMF Kacanik dhe Hani i Elezit për produkte medicinale, ju njoftojmë për furnizimet të cilat janë realizuar nga ShSKUK.

 

Nga SP Ferizaj për QKMF Kaçanik (Furnizimi me datën 08.07.2022)

1. Ringer sol  500 copë

2. NaCl 500ml  700 copë

3. Kanilla 22G   1000 copë

4. Hyoscine amp.  120 copë

 

Nga QKUK per QKMF Hani i Elezit (Furnizimi me datën 12.07.2022)

1. NaCl 500ml  500 copë

2. Hyoscine amp.  60 copë

3. Metoclopramide amp.  150 copë

Po ashtu, sa i përket situatës së krijuar të gjitha komunat për rreth Hani të Elezit, si Vitia, Ferizaj etj, janë në gjendje gatishmërie për të ndihmuar komunën e Hanit të Elezit, për tejkalimin e kësaj  situate, ku dyshohet se disa qytetarë janë helmuar më ujë të pijes.

Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet relevante janë duke e përcjellë gjendjen në komunën e Hanit të Elezit dhe në atë të Kacanikut, në mënyrë që t’ju ofrojmë shërbime sa më të duhura qytetarëve të këtyre vendeve, por edhe më gjerë, thuhet në komunikatën për media e MSh-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM