Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se me hyrjen në fuqi të Udhëzimit administrativ Nr. 01/2022 (https://cutt.ly/GJzEHAO), të gjitha federatat sportive që prej datës 18 korrik 2022 do të hapet periudha e aplikimit për licencim në përputhje me udhëzimin administrativ.
Dokumentacioni i federatave që aplikojnë për licencim vlerësohet nga Komisioni Vlerësues për Licencimin e Federatave Sportive. Përbërja e komisionit është caktuar me vendim të ministrit Hajrulla Çeku dhe ka këtë përbërje të cilën mund ta gjeni në dokument: https://cutt.ly/2LbQvZB
Me qëllim të lehtësimit të procedurës së aplikimit, MKRS-ja ka përgatitur formularin ku sqarohet se cilat janë dokumentet dhe kriteret e nevojshme që duhet plotësuar për licencim si dhe të dhënat tjera të veçanta siç parashihen me Udhëzimin Administrativ, thuhet në faqen zyrtare të MKRS-së.
Formularin për aplikim mund ta shkarkoni në: https://cutt.ly/MLv5D6o
Për informata të tjera apo paqartësi eventuale, mund të shkruani dhe kontaktoni në e-mailin: komisioniperlicencim@rks-gov.net.




