Build Skills with our trainings

Sign up now!

MSh: Latifi udhëton në Austri, për qëllim të bashkëpunimit në fusha të sistemeve shëndetësore të të dy vendeve

Kor 13, 2022

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi, ka udhëtuar sot për në Austri, për një vizitë zyrtare, ku do të ketë takime të shumta me përfaqësues të institucioneve shëndetësore në Vjenë dhe në Grac.

Ministri Latifi, do të takohet në Vjenë me homologun e tij, Johannes Rauch, ku do të bisedojnë për bashkëpunimin bilateral në fushën e shëndetësisë.

Po ashtu, në Vjenë ministri Latifi, do të ketë takim edhe më eurodeputetin austriak, Lukas Mandi, me mjekë dhe studentë shqiptarë në Vjenë, dhe me përsonalitete të tjera të fushës së shëndetësisë.

Ndërkaq, në Grac, ministri Latifi, do të ketë po ashtu takime të shumta me përfaqësues të institucioneve shëndetësore, vizitë në Universitetin e Gracit, dhe klinikave në këtë qytet, takim me kryetarin e Gracit, me përfaqësues të Odës së Mjekëve, me mjekë dhe studentë shqiptarë atje, etj.

Vizita ka për qëllim zhvillimin e një bashkëpunimi në shumë fusha të sistemeve shëndetësore të dy vendeve, thuhet në komunikatën për media e MSh-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM