Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia e Kosovës fillon trajnimin profesional për gjeneratën e 57-të e kadetëve

Kor 13, 2022

Policia e Kosovës në ambientet e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, ka filluar trajnimi profesional për zyrtarë policorë gjenerata e 57-të e kadetëve policorë.

Pas nënshtrimit të të gjitha procedurave të parapara testuese për të gjithë aplikantët nga konkursi i fundit për zyrtarë policorë për fillim të trajnimit bazik, sipas parimeve të meritokracisë janë përzgjedhur 448 pjesëtarë të cilët i janë bashkangjitur Policisë së Kosovës, si punonjësit më të ri të saj.

Kjo gjeneratë përbehet nga gjithësej 448 pjesëmarrës në të cilën janë përfshirë kadetë policorë të të dy gjinive, e të cilët njëkohësisht përfaqësojnë komunitet e të gjitha grupeve etnike të Republikës së Kosovës.

Me qëllim të mbarëvajtjes sa më të mirë të trajnimit, kadetët policorë janë të ndarë në 14 klasa, gjersa ky trajnim është planifikuar të zgjasë për 31 javë sipas planprogramit të akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve.

Në mesin e kadetëve policorë të gjeneratës së 57-të numërojmë 54 kadetë të gjinisë femërore si dhe 32 kadetë të pakicave të tjera etnike, thuhet në faqen zyrtare të PK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM