Build Skills with our trainings

Sign up now!

MPJD: Mërgimtarët i bashkohen Karvanit të Diasporës në sheshin e Suharekës

Gus 4, 2022

Ministria e Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka bërë të ditur se shumë mërgimtarë i janë bashkuar Karvanit të Diasporës në sheshin e Suharekës.

Për ta prezantuar platformën #ShijoKosovën në Suharekë, bashkë me ekipin e Karvanit ishte edhe zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, zëvendsministrja Liza Gashi të cilat i shoqëroi edhe kryetari i Komunës, Bali Muharremaj.

Duke diskutuar me bashkatdhetarët, ministrja Gërvalla ka thënë se, për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, kontributi i profesionistëve nga diaspora është i mirëseardhur dhe me ndikim për zhvillimin e vendit.

Gërvalla ka shtuar se janë shumë të interesuar për idetë e sugjerimet e mërgatës, të cilat mund t’i japin edhe përmes platformës http://xn--shijokosovn-8bb.com/

Në kuadër të nismës #ShijoKosovën, në qendër të Suharekës, është paraqitur me një program Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe i Valleve “Shota”.

Karvani sot vazhdon rrugëtimin në Gjakovë, prandaj ju ftojmë të na bashkoheni në orën 19:00, thuhet në postimin në Facebook të MPJD-së.

#KarvaniiDiasporës

#ShijoKosovën

#Diaspora

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM