Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj sot ka pritur në takim drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), Gjeneralbrigade Joachim Hoppe me zv.drejtorin e ri të NALT-it, Paul Shewry.
Mehaj në postimin e tij në Facebook i ka shprehur mirëseardhje zv.drejtorit të NALT-it Shewry, duke vlerësuar se përvoja e mëhershme si ushtarak karriere dhe përvoja në pozita të ndryshme civile në misione të ndryshme paqeruajtëse në kuadër të NATO-s, është shumë e rëndësishme për ne në proceset tona aktuale zhvillimore.
Gjithashtu i ofrova bashkëpunimin e ngushtë nga pozitat tona respektive duke shprehur edhe njëhere mirënjohjen për NATO-n dhe vendin mik, Mbretërinë e Bashkuar, prej nga vjen ai.






