Ministria e Shëndetësisë njofton se grupi punues për hartimin dhe finalizimin e projektligjit për inspektime shëndetësore ka mbajtur puntori treditore për finalizim të draftit të Ligjit për Inspektoratin Qendror të Shëndetësisë.
Ky ligj do të rregullojë katër fusha inspektuese si atë; Shëndetësor, Farmaceutik, Sanitar dhe Preparatet kozmetike, dietale dhe vitaminave me qëllim terapeutik.
Drafti final pritet të procedohet me tutje më së voni deri në fund të muajt tetor, thuhet në postimin në Facebook të MSh-së.






