Build Skills with our trainings

Sign up now!

MKRS: Promovohet monografia “Mes luftës dhe paqes”, i autorit Engjëll I. Berisha

Nën 6, 2022

Ministria e Kulturës njofton se në Qendrën “Bogdani Polis” në Prishtinë është promovuar monografia “Mes luftës dhe paqes”, me autor Engjëll I. Berisha.

Ky libër flet për veprimtarinë e shoqatës shqiptare “Nënë Tereza” në Zvicër, shoqatë kjo që është marrë me aktivitete humanitare në ndihmë të shqiptarëve duke nisur nga vitet e 90-ta, aksione këto të cilat sipas tyre frymëzoheshin nga jeta dhe vepra e të shenjtës Nënës Terezë.

Të pranishëm në promovim ishin, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, përfaqësuesi i Presidencës, Vehbi Miftari, Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, Imzot Don Lush Gjergji, përfaqësues të shoqatave humanitare, akademik e profesorë të Republikës së Kosovës.

Ministri Çeku në fjalën e tij hyrëse theksoi që është i gëzuar që po përurohet një libër i tillë që po dokumenton punën dhe angazhimin e shoqatës humanitare shqiptare “Nënë Tereza”, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM