Policia e Kosovës referuar zhvillimeve aktuale informon se edhe sot ka pasur paraqitje të dorëheqjeve të punonjësve policorë të komunitetit serb në pjesën e veriut të vendit, në zonën e drejtorisë rajonale të Mitrovicës Veri.
Njoftimet e tyre për dorëheqje janë bërë në rajonet dhe stacka kapacitete për menaxhimin e situatës dhe rrethanave të krijuara,ionet policore, ku disa prej tyre deri më tani i kanë dorëzuar pajisjet e tyre, për të vazhduar me kompletimin e procedurave tjera të parapara.
Policia e Kosovës të gjitha veprimet do t’i ndërmerr konform autorizimeve ligjore dhe kushtetuese, konform vlerësimeve dhe planifikimeve operacionale, me qëllim të ruajtjes së rendit e qetësisë publike si dhe mbikëqyrjes dhe kontrollit kufitar, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.






