Build Skills with our trainings

Sign up now!

ASK: Java e Regjistrimit të Popullsisë në Kosovë do të mbahet në datat 8-11 nëntor

Nën 7, 2022

Agjencia e Statistikave të Kosovës organizon javën e regjistrimit të popullsisë në datat 8-11 nëntor 2022 në Prishtinë.

Regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave është pjesa thelbësore e programit statistikor kombëtar. Viti 2023, do të jetë viti i Regjistrimit të popullsisë që nënkupton realizmin e projektit më të madh statistikor në vend, në ditën referuese 1 shtator 2023 (dita e Regjistrimit).

Java e Regjistrimit të Popullsisë në Kosovë që do të mbahet në datat 8-11 nëntor 2022, synon të mbledhë akterët kryesor në vend të nivelit qendror, lokal, regjional e ndërkombëtar për të diskutuar rëndësinë e procesit të Regjistrimit, metodologjinë e qasjet implementuese, modelet dhe praktikat më të mira shtetërore.

Projekti nacional i Regjistrimit të popullsisë realizohet nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, me mbështetjen e institucioneve qendrore e lokale, partnerëve ndërkombëtar, dhe organeve përkatëse të përcaktuara me Ligjin e Regjistrimit të popullsisë. Si një ndër projektet më të rëndësishme nacionale, dhe si një numrin zyrtar në tërë territorin e Republikës së Kosovës, regjistrimi i popullsisë do të realizohet në periudhën kohore 1 shtator-16 tetor 2023.

Përmirësimi i afateve kohore dhe modernizimi i prodhimit të të dhënave statistikore, janë  garantues për gjithë procesin e regjistrimit të popullsisë. Pjesëmarrja qytetare në regjistrimin, është obligim ligjor, dhe çdo banor i Republikës së Kosovës obligohet që gjatë regjistrimit zyrtarit për regjistrim të ia ofroj të dhënat e sakta për vete dhe të afërmit e tij/saj.

Për herë të parë në Kosovë, të dhënat e Regjistrimit të popullsisë do të mblidhen në mënyrë digjitale. Metodologjia e Regjistrimit të popullsisë, është në përputhje të plotë me rekomandimet ndërkombëtare të Eurostat dhe OKB-së.

Agjencia e Statistikave të Kosovës, do të zbatoi qasjen gjithëpërfshirëse përmes garantimit të pjesëmarrjes, dhe synimit për të regjistruar secilin banor dhe secilën pjesë të territorit të Republikës së Kosovës, thuhet në komunikatën për media e ASK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM