Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti bisedon me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg për zhvillimet e fundit në vend

Nën 7, 2022

Kryeministri Kurti zhvilloi bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë së cilës diskutuan për situatën aktuale dhe zhvillimet e fundit në vend.

Kryeministri Kurti e njoftoi Sekretarin Stoltenberg me mbarëvajtjen e punës së institucioneve, teksa theksoi se nga fillimi i zbatimit të shkallëzuar të vendimit për targa, nuk është shënuar asnjë incident apo pranuar asnjë ankesë edhe pse janë lëshuar 856 vërejte për vozitësit e veturave me targa ilegale.

Ai tha se bojkoti i ditëve të fundit është i nxitur dhe orkestruar nga Beogradi zyrtar dhe është rezultat i veprimeve të tyre të vazhdueshme destruktive në dialogun ndërmjet dy vendeve.

Kurti e siguroi Sekretarin Stoltenberg se Qeveria dhe Institucionet e Kosovës si gjithmonë do të bashkëpunojnë, komunikojnë dhe bashkërenditen ngushtë me aleatët dhe partnerët e saj.

Kyeministri Kurti tha se Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për vlerat demokratike dhe evropiane të sundimit të ligjit, të të drejtave dhe lirive të njeriut e të pakicave, të pluralizmit politik, të paqes e të sigurisë, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM