Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj pas takimit me kryeministrin Albin Kurti dhe liderët e opozitës ka lëshuar takimin duke thënë se kryeministri nuk e ka sqaruar se përse ka prishur raportet me Amerikën dhe përse nuk po kthehej që të realizojë kërkesën e tyre.
Haradinaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se për mua është e papranueshme që në raste kaq të ndjeshme, të prishim raportet me aleatin kryesor të sigurisë SHBA-të.
Edhe pse isha pjesë e takimit me kryeministrin Kurti, u detyrova ta lëshoj takimin sepse Kurti mbante ligjërata e nuk na sqaronte se përse ka prishur raportet me Amerikën dhe përse nuk po kthehej që të realizojë kërkesën e tyre.
Për mua është e papranueshme që në raste kaq të ndjeshme, të prishim raportet me aleatin kryesor të sigurisë.






