Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti- Mizutani: Japonia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën me të cilën ndanë vlera dhe qëndrime të përbashkëta

Nën 8, 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadorin jo rezident të Japonisë për Kosovë, Akira Mizutani, i shoqëruar nga i ngarkuari me Punë në Ambasadë e Japonisë në Kosovë, Keisuke Yamanaka.

Gjatë takimit, në të cilin u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm dhe mundësitë e reja, kryeministri Kurti shprehu falënderimin e tij për partneritetin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë për shtetin dhe popullin e Kosovës.

Nëpërmjet ndihmës dhe asistencës në fusha, si mjedisi, shëndetësia, siguria e ushqimit, menaxhimi i pyjeve dhe menaxhimi i katastrofave natyrore, Japonia ka prekur drejtpërdrejt qytetarët e Republikës, deklaroi kryeministri Kurti. Për Japoninë, Republika e Kosovës është partneri i besueshëm në Ballkanin Perëndimor, ndërkaq për kompanitë japoneze, mundësi shumë e mirë për investime, tha ndër të tjerash kryeministri Kurti.

Ambasadori japonez, Mizutani, tha se Japonia vlerëson lart qëndrimin e Kosovës ndaj luftës në Ukrainë, duke shtuar se Japonia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën me të cilën ndanë vlera dhe qëndrime të përbashkëta, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM