Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mehaj: Në koordinim të vazhdueshëm me këshilltarët bilateral të shteteve partnere dhe atashetë e mbrojtjes

Nën 9, 2022

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se situata aktuale politike në vend, rajon dhe më gjerë ishin tema të diskutimi gjatë takimit të mbajtur sot me këshilluesit e NALT dhe Atashetë e Mbrojtjes.

Sigurisht theks të veçantë kishte çështja e sigurisë pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit, të cilat vijnë si rezultat i dezinformatave të vazhdueshme të Beogradit zyrtar, luftës hibride me qëllim destabilizimin e vendit, dhe përdorimit të metodave të ndryshme të kërcënimit të pjesëtarëve të komunitetit serb për largim nga institucionet e Republikës së Kosovës.

Ngritja e kapaciteteve ushtarake të Serbisë përgjatë kufirit me Republikën e Kosovës shpërfaq tendencat e një shteti armiqësor, që përveçse nuk dënon, pëkrah e përdor metodat e agresorit rus, gjë që bie ndesh me normat dhe vlerat demokratike të cilat Republika e Kosovës si shtet evropian përqafon dhe mbron.

Veprimet e shtetit serb duhet dënuar nga çdo shtet evropian dhe më gjerë!

Republika e Kosovës është jashtëzakonisht mirënjohëse për kontributin e shteteve aleate dhe misionin e KFOR-it, që si gjithnjë edhe në situatën aktuale janë duke treguar gatishmëri të jashtëzakonshme për të bashkëpunuar me Policinë e Republikës së Kosovës në ruajtjen e qetësisë, sigurisë dhe stabilitetit në veri të vendit.

Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë të garantojë integritetin territorial, mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe ofrimin e shërbimeve të institucioneve për të gjithë qytetarët pa dallim etnie, ka thënë ministri i Mbrojtjes, Mehaj në postimin e tij në Facebook.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM