Build Skills with our trainings

Sign up now!

Nënshkruhet plani bilateral në fushën e mbrojtjes për vitin 2023 ndërmjet Kosovës dhe Italisë

Nën 9, 2022

Ministria e Mbrojtjes së Kosovës njofton se është nënshkruar plani bilateral në fushën e mbrojtjes për vitin 2023 ndërmjet Kosovës dhe Italisë Kosovës.

Pas një pune të përbashkët në mes dy delegacioneve, në Shtabin e Përgjithshëm të Mbrojtjes së Republikës së Italisë, në Romë, u nënshkrua plani bilateral në fushën e Mbrojtjes në mes ministrive të mbrojtjes së Kosovës dhe Italisë për vitin 2023.

Me protokoll zyrtar, nënshkrimi i planit bilateral u bë nga drejtori i departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euroatlantike (DBNIE), kolonel Sylejman Cakaj në emër të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe homologut të tij italian nga Shtabi i Përgjithshëm i Mbrojtjes së Republikës së Italisë.

Plani bilateral përmban aktivitetet kryesore të fushës së mbrojtjes të cilat do të realizohen në mes Forcave të Armatosura të Republikës së Italisë̈ dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Të dy palët u pajtuan që bashkëpunimi në të ardhmen të zgjerohet e intensifikohet edhe më tej, thuhet në postimin në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM