Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama është ftuar nga kryesuesi i Departamentit të Shëndetësisë së Abu Dhabit, Sheikh Abdulla bin Mohammed bin Butti Al Hamed, në vizitë zyrtare në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, në Abu Dhabi.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se kjo vizitë, shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në EBA, Xhabir Hamiti po realizohet me qëllim të tërheqjes së investimeve e donacioneve në projektet madhore për Prishtinën dhe zgjerimit të potencialit ekonomik të kryeqytetit dhe Kosovës në tërësi.
Jemi të përkushtuar në vendosjen e marrëdhënieve me kryeqendra botërore, veçanërisht në krjimin e partnerëve strategjik për zhvillimin e Prishtinës tonë!




