Build Skills with our trainings

Sign up now!

Me moton: “Liri për Ukrainën, Kosova qëndron me ju”, zhvillohet ndeshja në futsall mes Kombëtares së Kosovës dhe Ukrainës

Nën 10, 2022

Me moton: “Liri për Ukrainën, Kosova qëndron me ju”, është zhvilluar ndeshja mes Kombëtares së Kosovës në futsall dhe asaj të Ukrainës në kuadër të “Main Round” për kualifikimet e Botërorit 2024, në kuadër të Grupit 11.

Në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ku u zhvillua kjo ndeshje, Kosova ka pësuar humbje nga Ukraina me rezultat 5:2.

Kosova ka gjasa të kualifikohet tutje në rast se fiton në ndeshjen e fundit me Holandën me dy gola epërsi dhe njëherësh Ukraina e mposht Holandën.

Ndeshjen e ka përcjellur nga afër edhe zëvendësministrja e Sportit, Daulina Osmani.

Ekipit tonë i urojmë suksese në ndeshjen e radhës, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM