Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti takon emisarin e BE-së, Lajčák, diskutojnë për procesin e dialogut

Shk 6, 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi u takuan për një drekë pune me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák.

U diskutua për procesin e dialogut, propozimin evropian dhe për gjashtë pikat e prezantuara në Seancën e Kuvendit nga kryeministri Kurti në lidhje me marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013.

Pas takimit, kryeministri Kurti tha se propozimi evropian për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i pranueshëm si bazë e mirë për diskutime të mëtutjeshme dhe platformë solide për të ecur përpara.

Ndërkaq çështje të caktuara që kanë të bëjnë me garancitë ndërkombëtare, mekanizmave zbatues dhe sekuencimin kohor do të adresohen në kuadër të bisedimeve në Bruksel.

Kryeministri Kurti gjithashtu shtoi se konceptet demokratike dhe orientimi evropian na mbajnë me shpresë, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM