Mocioni i thirrur për seancë të jashtëzakonshme nga grupi i Këshilltarëve Komunal të Lëvizjes Vetëvendosje! me të vetmen pikë të rendit të ditës: Lirimin nga tatimi në pronë në vlerën deri në 100 euro për të giithë tatimpaguesit e Komunës së Prizrenit për vitin 2023, pas dakordimit të grupeve të Kuvendarëve dhe me ndryshimin e cekur më lartë ky rekomandim kaloi me vota unanime.
Ky është një lajm i jashtëzakonshëm për qytetarët tanë duke e ditur se mbi 80% e tyre do të përfitojnë nga kjo nismë.
I falenderojmë të gjithë Kuvendarët e mocionit të cilët me nënshkrimin dhe angazhimin konstruktiv e mundësuan kalimin e kësaj nisme, thuhet në komunikatën për media e LVV-së.




