Build Skills with our trainings

Sign up now!

MSh: Vitia mban takim në platformën elektronike, për ngritjen e kapaciteteve ekzistuese në Kujdesin Emergjent

Shk 6, 2023

Ministri i Shëndetësisë Dr. Arben Vitia dhe zv/ministrja. Dr. Dafina Gexha – Bunjaku mbajtën takimin e radhës në platformën elektronike “Zoom” për të bashkërenduar aktivitetet me partnerët e rëndësishëm në sektorin e shëndetësisë, siç është “MASHAV Cooperation”.

Gjatë këtij takimi u bisedua për Kujdesin Emergjent si një prej shërbimeve vitale në sektorin e shëndetësisë. Në kuadër të këtij bashkëpunimi u fol për mundësitë e trajnimit dhe ngritjes së kapaciteteve ekzistuese në Kujdesin Emergjent.

Ditë më parë, ministri Vitia takoi ambasadoren e shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, Tamar Ziv ku u diskutua raporti me të gjetura dhe rekomandime lidhur me ofrimin e shërbimeve emergjente, me ç’rast shteti i Izraelit ka shprehur gatishmërinë për përkrahje në fushën e trajnimit dhe avancimit të stafit shëndetësor.

“MASHAV Cooperation” është programi zyrtar i bashkëpunimit ndërkombëtar i Izraelit për zhvillim, me synimin për të ndarë me pjesën tjetër të vendeve në zhvillim përvojën e shtetit të Izraelit për ekspertizën, trajnimet, teknologjitë inovative dhe metodologjitë e testuara, thuhet në komunikatën për media e MSh-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM