Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas tërmetit të fuqishëm i cili e goditi Turqinë, ka ngushëlluar për të gjithë jetët e humbura dhe i ka uruar shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve.
Presidentja Osmani ka thënë se Republika e Kosovës është gati të ofrojë mbështetjen e nevojshme edhe nëpërmjet FSK-së, thuhet në faqen zyrtare të Presidentes së Kosovës.
“Bashkëndjej me të gjitha komunitetet e prekura nga tërmeti shkatërrues në Turqi.
Ngushëllimet më të thella për të gjitha jetët e humbura dhe i uroj shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve.
Solidaritet i plotë me njerëzit e Turqisë.
Republika e Kosovës është gati të ofrojë mbështetjen e nevojshme edhe nëpërmjet FSK-së”, ka shkruar presidentja Osmani.




