Ambasadori SHBA-ve në Prishtinë, Jeff Hovenier ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara inkurajohen dhe mirëpresin vendimin e Kosovës për të pranuar në parim Propozimin e BE-së.
Hovenier në postimin e tij në Twitter ka thënë se do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetjen tonë të plotë për Dialogun e lehtësuar nga BE-ja.
Marrëveshja e përkohshme do të sjellë përfitime të konsiderueshme si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë.






