Build Skills with our trainings

Sign up now!

Konjufca- Szunyog: Gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit në funksion të mbështetjes së Kuvendit dhe trupave të tij

Shk 7, 2023

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Tomáš Szunyog.

Në takim u shkëmbyen pikëpamje për zhvillimet aktuale politike, aktivitetin dhe prioritetet e Kuvendit, si dhe për bashkëpunimin e ndërsjellë dhe agjendën evropiane të Republikës së Kosovës.

Kryetari Konjufca ritheksoi se procesi i dialogut me Serbinë duhet të përmbyllet me marrëveshje ligjërisht e ndërkombëtarisht të obligueshme për normalizimin e plotë të raporteve me njohjen reciproke në qendër.

Kryetari Konjufca dhe ambasadori Szunyog shprehën gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në funksion të mbështetjes së Kuvendit dhe trupave të tij, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM