Build Skills with our trainings

Sign up now!

MAShTI: Fillon gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor

Shk 7, 2023

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit, se në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar ka filluar sot gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor.

Bazuar në Kalendarin e rishikuar shkollor 2022/2023, pushimi dimëror për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar ka qenë nga data 30.01.2023 deri më 03.02.2023.

Sfidat që e kanë përcjellë viteve të fundit sektorin e arsimit kanë shkaktuar humbje të mëdha në procesin edukativo-arsimor, andaj ftojmë të gjithë mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit që të mobilizohen në arritjen e rezultateve të synuara.

Urojmë që kjo pjesë e dytë e vitit shkollor të përcillet me arritje të mëdha në mësimdhënie dhe mësimnxënie, thuhet në postimin në Facebook të MAShTI-t.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM