Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë trajneri legjendar kroat, Miroslav “Ćiro” Blažević.
Ai vdiq pas një sëmundje të gjatë dhe të rëndë në Zagreb.
Çiro ishte mjaft i dashur për komunitetin e futbollit në Kosovë, ngase drejtoi me shumë pasion e sukses gjeneratën e artë të Prishtinës në elitën e futbollit të ish-federatës në vitet 1985/86.
Çiro vazhdimisht kishte shprehur simpatinë e tij për Kosovën, teksa periudhën e kaluar te Prishtina e vlerësonte si të veçantë për shkak të dashurisë së madhe që i ofruan futbollistët, drejtuesit dhe tifozët e klubit, thuhet në postimin në Facebook të FFK-së.
Prehu në paqe Legjendë!






