Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia sekuestron substancë narkotike, arreston të dyshuarin

Shk 8, 2023

Policia e rajonit të Prishtinës në kuadër të punës së saj për parandalimin e veprimtarive kriminale që po i sjellin dëme shoqërisë, ka intensifikuar veprimet e saja në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave që kanë shtrirë aktivitetin e tyre kriminal në fushën e shitblerjes së substancave narkotike.

Në rrugën “Kadri Halimi” në Prishtinë, policia pas marrjes së informatave në rrugë operative si dhe mbështetur mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm, ka kryer një kontroll të personave ndaj dy të dyshuarve, duke i kapur në flagrancë, me ç’ rast ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme të substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit kanabis (marihuana).

Të dyshuarit; A.G, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe ​K. K, mashkull, 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, janë arrestuar dhe ndaj tyre është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope ose analoge”.

Ndërlidhur me rastin policia ka kryer edhe një bastisjeje në rrugën “Tom Lantosh” në Hajvali.

Me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, i dyshuari i parë është dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh, ndërkaq i dyshuari i dytë është proceduar më tej, thuhbet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM