Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj njofton se ekipi i FSK-së kanë arritur të shpëtojnë edhe nënën e fëmijës dy vjeçar.
Mehaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se pas shumë përpjekjeve nga ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ato kanë arritur ta nxjerrin nga rrënojat edhe nënën e fëmijës dy vjeçar.
Operacionet e Kërkim-Shpëtimit do të vazhdojnë deri sa të nxirret edhe qytetari i fundit nga rrënojat, motivi i ushtarakëve nga Kosova është i lartë, profesionalizmi dhe disiplina po japin rezultate.






