Build Skills with our trainings

Sign up now!

Presidentja Osmani priti Szunyog dhe ekipin e Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë, diskutuan për procesin e regjistrimit të popullsisë

Shk 9, 2023

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, si dhe një ekip të zyrës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë të udhëhequr nga Nona Zicherman.

Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit ndërlidhur me procesin e regjistrimit të popullsisë, i cili pritet të realizohet në Kosovë gjatë këtij viti, si dhe për procedurat që duhet të finalizohen për përfundimin e suksesshëm të tij. Duke folur për rëndësinë e veçantë të këtij procesi, presidentja Osmani u shpreh se do ta mbështesë vazhdimisht atë duke potencuar rëndësinë e realizimit të tij, si dhe faktin që statistikat e përditësuara do të kontribuojnë po ashtu edhe në sigurimin e projekteve të shumta zhvillimore. Ajo shprehu besimin se ky proces do të gjejë mbështetje nga të gjitha palët, duke qenë se është në dobi të të gjitha institucioneve dhe qytetarëve.

Takimi ka vazhduar me një diskutim të presidentes Osmani me Ambasadorin Szunyog rreth miratimit të tri marrëveshjeve në kuadër të Procesit të Berlinit nga ana e Qeverisë së Kosovës. Presidentja Osmani e përshëndeti këtë vendim të Qeverisë dhe foli për rëndësinë që këto tri marrëveshje të ratifikohen sa më shpejt edhe nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Ajo theksoi se me ratifikimin e marrëveshjes për liri të lëvizjes, marrëveshjes për njohje të kualifikimeve profesionale të mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve në kontekstin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, si dhe marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor, do të avancohet dukshëm liria e lëvizjes në Ballkanin Perëndimor.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, si dhe një ekip të zyrës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë të udhëhequr nga Nona Zicherman.

Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit ndërlidhur me procesin e regjistrimit të popullsisë, i cili pritet të realizohet në Kosovë gjatë këtij viti, si dhe për procedurat që duhet të finalizohen për përfundimin e suksesshëm të tij. Duke folur për rëndësinë e veçantë të këtij procesi, Presidentja Osmani u shpreh se do ta mbështesë vazhdimisht atë duke potencuar rëndësinë e realizimit të tij, si dhe faktin që statistikat e përditësuara do të kontribuojnë po ashtu edhe në sigurimin e projekteve të shumta zhvillimore. Ajo shprehu besimin se ky proces do të gjej mbështetje nga të gjitha palët, duke qenë se është në dobi të të gjitha institucioneve dhe qytetarëve.

Takimi ka vazhduar me një diskutim të presidentes Osmani me Ambasadorin Szunyog rreth miratimit të tri marrëveshjeve në kuadër të Procesit të Berlinit nga ana e Qeverisë së Kosovës. Presidentja Osmani e përshëndeti këtë vendim të Qeverisë dhe foli për rëndësinë që këto tri marrëveshje të ratifikohen sa më shpejt edhe nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Ajo theksoi se me ratifikimin e marrëveshjes për liri të lëvizjes, marrëveshjes për njohje të kualifikimeve profesionale të mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve në kontekstin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, si dhe marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor, do të avancohet dukshëm liria e lëvizjes në Ballkanin Perëndimor, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM