Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se pas dekretimit të beretave nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, së bashku me Gjeneral Jasharin, në një ceremoni solemne bëmë shpërndarjen e beretave të reja.
Mehaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se nga sot, beretat do të kenë ngjyra dalluese që simbolizojnë identitetin e veçantë të njësive tona ushtarake si: forcat tokësore, policia ushtarake, forcat për operacione civile dhe forcat speciale.
Shumë urime komandove tona për beretat e reja dhe vazhdojmë tutje drejtë sukseseve të reja.






