Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bëtë të ditur se Opera e Kosovës, në kuadër të porgramit për shënimin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, sot promovoi monografinë kushtuar këngëtarit operistik, baritonit Ramiz Kovaçi, me autore Ramona Tullumani dhe Raina Kovaçi.
“Një zë brilant dhe i papërsëritshëm” ngërthen në vete biografinë dhe veprimtarinë e artistit duke shërbyer kështu si udhërrëfyes i operës dhe këngës popullore në tërësi për brezat që vijnë pas.
Në këtë ngjarje të pranishëm ishin ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi, U.D drejtori i Operës së Kosovës, Meriton Ferizi, profesorë, artistë dhe artdashës, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.






