Build Skills with our trainings

Sign up now!

Nagavci dhe De Riu bisedojnë rreth mundësisë së fazës së dytë të projektit Pedakos

Shk 10, 2023

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci priti në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet dy vendeve, përkrahjen e qeverisë italiane përmes projekteve të ndryshme, të cilat kontribojnë në përmirësimin e cilësisë në arsim në Kosovë.

Ministrja Nagavci dhe ambasadori De Riu biseduan edhe rreth mundësisë së fazës së dytë të projektit Pedakos i cili javën e kaluar u përmbyll me sukses si dhe financimin e një projekti të ri në kuadër të shkollave profesionale të Kosovës nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim Zhvillimor e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë.

Projekti i prezantuar parasheh mbështeteje në zhvillimin e kurrikulave, ofrimin e trajnimeve për mësimdhënësit e shkollave profesionale që ofrojnë profile në sektorin e turizmit dhe hotelerisë, grante dhe pajisje të nevojshme për zhvillimin e mësimit, si dhe mbështetje për konferencën për gratë në fushat STEM.

Ministrja Nagavci falënderoi ambasadorin De Riu dhe tha se, se ky projekt është shumë i rëndësishëm duke qenë se në Kosovë tashmë ka filluar zbatimi i sistemit dual në katër profile dhe bashkëpunimi i shkollave me biznese po tregohet i suksesshëm, thuhet në postimin në Facebook të MAShTI-t.

 

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM