Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti pret në takim një delegacion nga Federata e Paqes Universale për Evropën Juglindore

Shk 11, 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, shoqëruar nga deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Hydajet Hyseni priti sot në takim një delegacion nga Federata e Paqes Universale (UPF) që përbëhej nga Dr. Katsumi Otsuka, Kryetar i Federatës për Evropën Juglindore, Gani Rroshi, Sekretar i Përgjithshëm i UPF në Shqipëri dhe Ejona Icka, Sekretare e Përgjithshme e UPF në Kosovë.

Kryeministri Kurti falënderoi të pranishmit për vizitën, ndërkaq i njoftoi ata për arritjet dhe reformat e deritanishme dhe për indikatorët ekonomikë dhe demokratikë në vend.

Në këtë takim, u fol për synimet e fondacionit, bashkëpunimin me Republikën e Kosovës, dhe për vlerat e përbashkëta si të drejtat e njeriut, solidariteti, miqësia dhe paqja, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM