Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton se do të organizojë konferencën kombëtare të vajzave/grave në fushat STEM, në Ditën Ndërkombëtare të Vajzave dhe Grave në Shkencë nën patronazhin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti,
Konferenca STEMinists do të jetësojë premtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për organizimin e konferencës vjetore për vajzat/gratë në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës.
Kjo konferencë do të mundësojë rrjetëzimin e vajzave/grave në këto fusha, promovimin e fushave STEM në të gjitha nivelet e arsimit, si dhe krijimin e mundësive për punë praktike, mentorim e zhvillim profesional.
Këta mekanizma i shtohen mbështetjes financiare për vajzat/gratë në STEM që tashmë po zbatohet si politikë e re e Qeverisë së Kosovës që dy vite.
Detajet në lidhje me konferencën do të bëhen publike në periudhën në vazhdim, ndërkohë që MASHTI ju fton të ruani muajin prill për këtë ngjarje të rëndësishme për fushat STEM në Kosovë, thuhet në postimin në Facebook të MAShTI-t.






