Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se në Qendrën e Arsimimit Profesional të Nënoficerëve në Zall- Herr të Shqipërisë, nënoficerët e Kosovës së bashku me nënoficerë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë përfunduan më sukses kursin bazik të nënoficerit.
Mehaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se kursi tetëjavor përmbante pjesën teorike dhe atë praktike me qellim të përgatitjes së kursantëve si komandant të skuadrës.
Mirënjohje dhe falënderim i madh për instruktorët e QAPN dhe urime për nënoficerët për certifikimin dhe suksesin e treguar!
Së bashku çdoherë jemi më të fortë!






