Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se gjenerata e parë e Kursit Bazik për Oficer, ka përfunduar ushtrimin fushor të fundit, pas 4 muajve sfidues akademik në kursin përkatës, i cili u realizua në kuadër të Shkollës sonë të Oficerëve.
Mehaj në postimin e tih në Facebook ka thënë se Kursi Bazik për Oficer është i përbërë nga tri faza, ku kursantët u testuan në pjesën teorike dhe praktike në modulet e Operacioneve I dhe Operacioneve II.
Përkundër motit të ftohtë dhe sfidave të ndryshme në terren, kandidatët treguan përkushtim maksimal dhe rezultate të larta në ushtrim.
Ju lumtë dhe vazhdojmë me suksese të reja!






