Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia arreston tre persona të dyshuar për vjedhje të rëndë, sekuestrohen dy armë zjarri

Shk 12, 2023

Policia ka njoftuar se nga njësiti i hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, janë arrestuar tre persona të dyshuar për veprën vjedhje e rëndë.

Peronat e dyshuar:

– E. A, mashkull 41 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

– H. S, mashkull 36 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës

– A.A, mashkull, i mitur, shtetas i Republikës së Kosovës, me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

Ndërsa personi i identifikuar si i dyshuar për blerje, pranim të gjësendeve të vjedhura,

– B. A, mashkull 48 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, aktualisht ndodhet në arrati.

Arrestimi i të dyshuarve ka ardhur si rezultat i një pune të shkëlqyer hetimore të cilën specialist për hetimin e krimit e kanë bërë në rastin e denoncuar me datën 10.02.2023.

Pjesë e aksionit policor ka qenë edhe kontrolli i dy lokacioneve të ndryshme ku personave të dyshuar u janë gjetë dhe sekuestruar dy armë zjarri dhe gjësendet (stoli, disa ora dore, etj.), që dyshohet se janë të vjedhura.

Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke kryer veprimet e nevojshme, lidhur me veprën vjedhje e rëndë dhe dy armëmbajtje pa leje, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM