Build Skills with our trainings

Sign up now!

DokuFest bën thirrje për solidaritet me viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri

Shk 13, 2023

DokuFest i bashkangjitet kampanjës për të ndihmuar të prekurit nga tragjedia në Turqi dhe Siri, duke i hapur dyert e kinemasë DokuKino për publikun, që nga nesër.

Përgjatë tre ditëve të kësaj jave (14-16 shkurt) do të shfaqim një sërë filmash, duke përfshirë dokumentarin e filmbërësit turk Cem Kaya, LOVE, DEUTSCHMARKS & DEATH, filmat e metrazhit të shkurtër NË MES dhe PA VEND nga Samir Karahoda, si dhe dy dokumentar të shkurtër të bërë në shkollën tonë të filmit ‘Future is Here’: TIME nga Endri Maloku dhe DEDI nga Blendi Haxhibeqiri.

100% e të ardhurave nga kontributi juaj për shfaqjen e filmave, do të shkojnë drejt organizatës bamirse ‘World Central Kitchen’, që shërben ushqime të përgatitura nga shefi i kuzhinës për komunitetet e prekura nga fatkeqësitë natyrore dhe krizave të zgjatura humanitare.

Lutjet tona janë me familjet dhe të dashurit e atyre që janë lënduar e që kanë humbër jetën si pasojë e kësaj tragjedie.

Orarin e shfaqjeve të filmave e gjeni më poshtë:

Të marten dhe të mërkuren (14- 15 shkurt), 19:00

LOVE, DEUTSCHMARK & DEATH (DAUSHURIA, MARKAT, DHE VDEKJA) – Cem Kaya

Germany

2022 — 96’ / Turqisht, titruar në shqip

‘Love, Deutschmark & Death’ tregon historinë e muzikës së pavarur dhe mjaftë të panjohur të emigrantëve turq dhe fëmijëve e nipave të tyre në Gjermani në një mënyrë plotë jetë, dhe plotë ritëm. Në formën e një dokumentari eseistik, regjisori Cem Kaya e shpie shikuesin e vet në një univers verbues të llojllojshmërisë muzikore. Në një përvojë filmike e cilësisë më të lartë zanore, ai sjell energjinë dhe shpirtin e atyre viteve në jetë.

Të enjten (16 shkurt), 19:00

NË MES / PA VEND / TIME / DEDI

NË MES – Samir Karahoda
Kosova

2019 — 14′ / Shqip

Vëllezërit dhe bijtë që jetojnë jashtë ndërtojnë shtëpi identike për të shprehur barazinë dhe unitetin në familje. Një portret i prekshëm i familjeve që, për nevoja ekonomike, duhet të jetojnë pjesën më të madhe të jetës të ndarë dhe në kultura që nuk janë të tyre.

PA VEND – Samir Krahahoda
Kosova
2021 — 15′ / Shqip

Në Kosovën e pasluftës, të shtyrë nga ambicia e mbajtjes gjallë të sportit të tyre të dashur, dy lojtarë vendës bredhin nga një vend i panjohur në tjetrin duke bartur me vete asetin e vetëm të klubit: tavolinat e tyre.

DEDI – Blendi Haxhibeqiri
Kosova
2022 – 13′ / Shqip

Ditari, pasuria e vetme për të mos harruar kurrë momentet më të bukura të jetës. Gjurma më e bukur e Dedit, që ato ngjarje jetojnë përgjithmonë. Çdo udhëtim i shkruar me kujdes të veçantë dhe plot dashuri.

TIME (KOHA) – Endri Maloku
Kosova
2021 — 7’ / Shqip

Shpëtimi i njerëzve nga përmbytja, jeta dhe perceptimi i vërtetë i kohës si lumi Drin, duke u pasqyruar nga 96 vjeçari, thuhet në komunikatën për media e DokuFest-it.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM