Build Skills with our trainings

Sign up now!

Konjufca falënderon deputetët e Kuvendit të Shqipërisë për angazhimin e tyre në mbështetje të Kosovës

Shk 13, 2023

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim një delegacion parlamentar nga Shqipëria, të përbërë nga anëtarë të Komisionit për Integrim Evropian.

Në takim i diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyera që parlamentet e të dyja vendeve kanë ndërtuar midis tyre, ndërsa u vlerësua se mbi këtë bazë mund të avancohen më tej ato, në të gjitha nivelet e bashkëpunimit.

Kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se Kosova dhe Shqipëria duhet të shfrytëzojnë hapësirat për të zhvilluar tutje raportet e bashkëpunimit dhe bashkëveprimit konkret në të gjitha fushat, kur tashmë ekzistojnë një sërë marrëveshjesh midis dy qeverive.

Kryetari Konjufca falënderoi deputetët e Kuvendit të Shqipërisë për angazhimin e tyre në mbështetje të Kosovës në të gjitha forumet dhe organizatat ndërkombëtare, si në afirmimin e subjektivitetit ndërkombëtar, ashtu edhe në atë të procesit të integrimit evropian.

Duke shprehur kënaqësinë që gjendet për vizitë në Kosovë dhe në Kuvendin e saj, kryetarja e Komisionit për Integrim Evropian të Kuvendit të Shqipërisë, Jorida Tabaku dhe anëtarë të tjerë të delegacionit, vlerësuan lart frytet e bashkëpunimit të deritashëm midis dy vendeve, duke shtruar nevojën që këtij bashkëpunimi t’i jepen impulse të reja konform rrethanave dhe mundësive të krijuara, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM