Build Skills with our trainings

Sign up now!

PK: Mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 57-të e Policisë së Kosovës

Shk 13, 2023

Në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë u mbajt ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 57-të e Policisë së Republikës së Kosovës.

Këtë ceremoni solemne, me praninë e tyre e nderuan edhe personalitetet më të larta shtetërore: presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, kryeministri i RKS-së Albin Kurti, ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, zëvendësministra, ambasadorë, përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, eprorë dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës si dhe familjarë të kadetëve policorë që diplomuan sot.

Në këtë ceremoni përveç ndarjes së certifikatave për 433 kadetë policorë, nga ministri i Punëve të Brendshme u bë edhe ndarja e dy medaljeve për meritë, për Kryesuesin e Misionit të OSBE në Kosovës, Ambasadorin Davenport si dhe Kimberly Riffe- Atashe për Programin Ndërkombëtar të Asistencës për Trajnime në Hetimet Penale, të Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së.

Personalitetet e larta shtetërore dhe u.d. drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Hoti, të pranishmeve iu drejtuan me nga një fjalë rasti duke uruar kadetët policorë për diplomimin e tyre si dhe ju dëshiruan mirëseardhje në familjen e madhe policore, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM