Build Skills with our trainings

Sign up now!

AGK: Nadia Gulabzada, gazetarja e pestë afgane që strehohet në Kosovë

Shk 14, 2023

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se mëngjesin e sotëm në Kosovë, ka mbërritur gazetarja e pestë afgane, Nadia Gulabzada.

Gulabzada u mirëpritë në aeroport nga bashkëkombësja e saj Amina Omid, tanimë e strehuar në Prishtinë prej një jave, kryetari i Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha, përfaqësuesi i MPB-së, Kushtrim Nreci, dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Kolegët afganë janë strehuar në Kosovë në kuadër të programit “Journalists in Residence – Kosovo”, inicuar nga ECPMF, e që financohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Në kuadër të këtij programi, përvec strehimit gazetarëve afganë u sigurohet pagë mujore, shërbime shëndetësore, si dhe biletë kthimi kur rrethanat do të krijohen që të njëjtit të kthehen në shtëpitë e tyre.

“Journalists in Residence – Kosovo”, përkrahet edhe nga Iniciativa Hannah Arendt, thuhet në faqen zyrtare të AGK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM