Komuna e Prishtinës njofton qytetarët se me rastin e ceremonisë së parakalimit të FSK-së në 15 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, do të jenë të mbyllura disa prej rrugëve të kryeqytetit.
Të premten, me datë 17 shkurt, rr. “Luan Haradinaj”, rr. “Garibaldi” dhe rr. “Xhorxh Bush”, do të jenë të mbyllura për qarkullim për të gjitha mjetet, thuhet në postimin në Facebook të Komunës së Prishtinës.






