Build Skills with our trainings

Sign up now!

Presidentja Osmani: Faleminderit FSK që në tërë këtë dhimbje e trishtim na jepni shkëndija shprese, jemi krenar me ju

Shk 14, 2023

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar Forcën e Sigurisë së Kosovës duke thënë se trimëria dhe vendosmëria e palëkundur e ushtarëve tanë për të shpëtuar jetë nga rrënojat e tërmeteve shkatërruese në Turqi ngjallë shpresë në këtë tragjedi.

Presidentja Osmani në postimin e saj në Facebook ka thënë se heroizmi i treguar nga Forca e Sigurisë na kujton dhembshurinë dhe solidaritetin e popullit tonë për të qëndruar krah për krah me miqtë tanë në kohë sfiduese.

Trimëria dhe vendosmëria e palëkundur e ushtarëve tanë për të shpëtuar jetë nga rrënojat e tërmeteve shkatërruese në Turqi ngjallë shpresë në këtë tragjedi që ka shkaktuar trishtim në çdo cep të botës.

Heroizmi i treguar nga Forca jonë e Sigurisë na kujton dhembshurinë dhe solidaritetin e popullit tonë për të qëndruar krah për krah me miqtë tanë në kohë sfiduese.

Faleminderit FSK që në tërë këtë dhimbje e trishtim, na jepni shkëndija shprese. Jemi krenar me ju!

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM