Build Skills with our trainings

Sign up now!

AKKV “Shota” sjellë albumin e parë të këngëve popullore

Shk 15, 2023

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se dhjetëra këngë të stilit popullor, tash janë pjesë e albumit të parë të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”, i promovuar në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Të interpretuara nga solistë të ndryshëm, këngët kontribuojnë në ringjalljen e folklorit si një segment i rëndësishëm kulturor si dhe ndihmojnë që përdorimi i instrumenteve tradicionale akustike të përcillet nga brezi në brez.

Në album janë të përfshirë këngëtarë të ansamblit dhe bashkëpunëtorë të tij, si Majlinda Cikaqi, Violetë Kukaj, Liridon Sadriu, Edi Furra, Hysni Klinaku, Granit Musliu, Riza Bytyçi, Mirvete Bajrami, Zana Abazi, si dhe incizimi i fundit i këngëtarit të ndjerë, Ismet Bogujevci, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM